Mbyti për vdekje shoqen, Facebook nxjerr zbuluar vrasësen (FOTO LAJM)

Policia kanadeze ka përdorur një selfie të një gruaje me mikeshën e saj pasi e kishte vrarë atë.

Brittney Gargol, 18 vjeç, u mbyt për vdekje nga Cheyenne Rose Antoine, 21 vjeç, në Kanada në vitin 2015.

Antoine tani është dënuar për vrasje falë fotos që kishte bërë me shoqen të cilën e vrau dhe policia identifikoi rripin që mbante në brez, përcjell albeu.com

Trupi i adoleshentes u gjet i hedhur në një rrugë në jug të Saskatoonit më 25 mars 2015, së bashku me rripin aty pranë.

Antoine fillimisht i tha policisë se kishin qenë së bashku me Gargol, por se ajo kishte shkuar në shtëpi me një njeri të panjohur në fund të natës dhe nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me mikeshën e saj.

Ajo u dënua për vrasje me shtatë vjet burg të hënën.

Në një deklaratë të lëshuar përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Antoine tha: "Unë kurrë nuk do ta fal veten. Asgjë që them nuk do ta sjellë atë përsëri. Unë jam shumë, shumë keq ... Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë". /albeu.com/




























Shtuar më 17/01/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori