Mbytet në liqen një familje në Kinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një familje e tërë është mbytur në një liqen artificial në jug të Kinës.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Guangdongut, ku shtatë anëtarët e familjes po mundoheshin të shpëtonin një vajzë 17-vjeçare, e cila kishte rënë në ujërat e liqenit.

Tragjedia ka ndodhur në qytetin Shantou, ku në tentativë për të shpëtuar një vajzë, anëtarët e familjes të cilët nuk dinin not janë mbytur në ujërat e liqenit. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori