“Me qetësi, me dashuri”, Meta del pas 3 orësh nga SPAK: Nuk kam lidhje me marrëveshjen ÇEZ-DIA

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pasi dëshmoi në SPAK për gati 3 orë.

Ai tha se ftesa nga SPAK ishte për një ështje të filluar në 2019 dhe shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur sa herë kërkohet ndihma e tij.

“Nëse keni pritur këtu disa orë nuk është përgjegjësia ime. Por jam i gatshëm t’ju përgjigjem me qetësi dhe dashuri. Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK, prej disa ditësh për një çështje të filluar në 2019. Me çfarë kuptova me burime të hapura por kjo nuk është e rëndësishme ta sqaroj unë. E kam thënë që kam pasur pritshmëri që SPAK do të ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sidomos zyrtarëve të lartë. Sa herë që të ftohesha do të vija me kënaqësi për ti ndihmuar”, tha Meta.

Ai gjithashtu mohoi lidhjet me aferën Cez dhe CezDiaz

“Janë me dhjetëra kallëzime të mia për çështje konkrete, për ligje me porosi për denoncimit e Kuvendit që u falsifikua firma. Sot kuptova që kishte të bënte me çështje Cez dhe CezDiaz. Kjo është stërpërsëritur dhe aktivizohet sa herë rilindja është në krizë. Por unë tregoj modelin tim në raport me transparencën dhe që duhet të tregojë çdo qytetar që ka përgjegjësi. Jam përgjigjur më shumë përgjegjësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara. Kam dhënë sqarime sqaruese që kur është rihapur kjo çështja në publik. Që kur doli që manipulonte të dhëna të procesit të arbitrazhit. U përgënjeshtruan të gjitha mediat që kishin përfshirë me pa të drejtë emri e kryetarit të parlamanetit në atë kohë, Ilir Meta sikur kishte përfituar. Ky është përgënjeshtrim i botuar në faqen e kryeministrisë me vetë bekimin e Endri Fugës. Mund të them ato gjera që i thash dhe atje dhe që janë thënë. Ilir Meta nuk ka lidhje me procesin e privatizimit të Cezit. Skam asnjë lidhje me marrëveshjesh Cez-DIA. Gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë që kam qenë, nga fundi i shtatorit deri në janar, CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar nga qeveria, por kemi qenë në debate të vazhdueshme  për mungesën e performancës së tyre dhe për shkak të situatës së investimeve. Në dhjetor, pasi ERE mori një vendim, institucion i pavarur, që varej nga Kuvendi, ku favorizohej CEZ, që të shiste energji më lirë CEZ, ministria e Ekonomisë e ka kundërshtuar këtë vendim të ERE-s. Drejtori i KESHI-t Engjëll Zeqo i ka kundërshtuar, përplasja ka qenë aq e fortë sa më pas ish-kryetari i ERE-s dha dorëheqje”, tha Meta.

/albeu.com


Shtuar 22.02.2023 13:33

Tags: , ,