Flori nuk foli për shëndetin mendor të Fifit. Gjordeni: U bë shpërlarje truri

Problemet e shëndetit mendor në rrethin social shqiptar, por edhe në formate të caktuara televizive ishte fokusi i bisedës sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi.  Sara Gjordeni gjatë bisedës theksoi se ka reaguar ndaj fenomenit Fifi sepse askush nuk u mor me problemin e saj kryesor, por e kamufluan me vlerat e saj artistike.

“Sa i përket rastit që unë reagova ishte rasti i këngëtares Fifi.  Gjykova Florin sepse në vend që merrej me problemin që Filloreta vetë e adresoj në Big Brother e cila tha kam nevoj të dal sepse kam mevoj tëmerrem me shëndetin tim mendor.  Flori mbuloi pjesën artistike të Fifit, nuk foli asnjë fjalë për shëndetin e saj mendor   dhe i gjithë publiku u shpla nga trutë dhe u përqëndrua sërish në vlerat artistike të Fifit, duke harruar problemin kryesor”.

Ajo ndër të tjera theksoi se është shumë e lumtur për fenomenin Fifi që ndodhi sepse është një tregues i qartë dhe thyes i stigmës që personazhet publike janë perfekt.

E pranishme në studio ishte edhe psikologia Alma Hasalami e cila nënvizoi se falë asaj që ndodhi me Fifin tregoi se ende shoqëria jone e zgjidh problemet me mentalitetin e të fortit.

“Falë Fifit në kuptuan që i zgjidhim gjërat me dru. Kemi mentalitetin  e xhunglës e të fortit”, tha ajo.


Shtuar 30.11.2021 19:09