Mbytet anija me emigrantë nga Libia, mbi 9 të vdekur
Një anije me mbi të paktën 550 emigrantë të nisur nga Libia është mbytur rreth 80 milje larg bregdetit të Libisë. Aktualisht rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar 144 emigrantë, ndërsa deri tani janë gjetur vetëm 9 trupa të pajetë.

Një zëdhënës i organizatës ndërkombëtare “Save the Children” ka thënë për CNN se një anije me mbi 500 persona është mbytur rreth 80 milje larg bregdetit të Libisë. Tashmë ende po vazhdon një operacion kërkimi, për të gjetur të tjerë persona.

Duke cituar të mbijetuarit, organizata ndërkombëtare thotë se në anije ndodheshin të paktën 550 emigrantë të nisur nga Libia, ndersa autoritetet italiane nuk e kanë konfirmuar një rast të tillë. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2015, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori