Surpriza e produksionit, “Big Brother” rikthehet papritur këtë muaj

“Big Brother VIP” që në edicionin e tij të parë pati një sukses duke shënuar rekorde në shikueshmëri. Kaq mjaftoi që stafi i këtij emisioni ende pa kaluar pak muaj nga mbyllja e sezonit të tij të parë , të nisë planet për vazhdimin dhe të përcaktojë kohën e rikthimit në televizion.

Lajmi për rikthimin e emisionit , u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja e programit Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezonit të dytë do të jetë në fillim të vitit 2023.

Gjithashtu stafi ka vendosur që të transmetojë disa fragmente të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve në formën e një dokumentari.

Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.

Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni.

Pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania”, produksioni i emisionit, morën disa pushime për t’u relaksuar nga lodhja e madhe qw kaluan prej muajsh.

Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, Arbana dhe Edi udhëtoi drejt Maldiveve.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.


Shtuar 9.03.2022 11:39