Mbyllja e fabrikës, punëtorët përleshen me policinë
Vendimi i qeverisë për mbylljen e uzinës fabrikës së aluminit, "Alcoa" të Sardenjës ka bërër që qindra punonjës të këaj fabrike të përleshen me policinë. Rreth gjashtëqind punëtorë udhëtuan gjatë natës nga Sardenja në Romë.


Grupi vrapoi nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parulla kundër kompanisë me bazë në SHBA. Punëtorët u përleshën me policinë, e cila përdorte mburoja për të smbrapsur turmën që iu drejtua Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Fabrika "Alcoa" në ishullin mesdhetar të Sardenjës punëson rreth 500 punëtorë, ndërsa janë dhe 1 mijë punonjës të tjerë, drejtpërdrejt në varësi të uzinës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori