Mbyllet ndertesa me e larte ne bote
Albeu.com
Ndërtesa më e lartë në botë, që ndodhet në Dubai, papritmas është mbyllur për publikun vetëm një muaj pas hapjes së saj spektakulare. Atraksioni i madh turistik i Emirateve të Bashkuara Arabe është mbyllur dje, në kohë të pacaktuar.
Për mbylljen e pikëvrojtimit Burxh Halif, të vetmes pjesë të rrokaqiellit të lartë 828 metra, që deri më tash ishte e hapur për vizitorë, siç bën të ditur agjencia AP, më së paku duhet fajësuar problemet me instalimet elektrike.

Mirëpo, nga se pronari i ndërtesës ande nuk ka dhënë kurrfarë informatash, mbetet e paqartë nëse është mbyllur edhe pjesa tjetër e ndërtesës me mbi 160 kate, në të cilën funksionojnë dhjetëra ashensorë.

Gjatë javëve të shkuara, mijëra turistë prisnin në radhë për të hipur në pikën e vrojtimit Burxh Halifa. Një buletë kushtonte 27 dollarë.
Shtuar më 09/02/2010, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori