Mbyllen votimet në 32 qytete të Turqisë
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 32 qytete në lindje të Turqisë.

Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK), i cili kishte përcaktuar më parë se procesi i votimit në disa qytete në Turqi do të fillonte në orën 07.00 dhe do të përfundonte në 16.00, thuhet se, në qytetet Adıyaman, Agrı, Artvin, Bingol, Bitlis, Diyarbakir, Elazig, Erzincan, Erzurum, Gaziantep, Giresun, Gumuşhane, Hakkari, Kars, Malatya, Kahramanmaras, Mardin, Mus, Ordu, Rize, Siirt, Sivas, Trabzon, Tunceli, Sanliıurfa, Van, Bayburt, Batman, Sirnak, Ardahan, Igdir dhe Kilis si dhe procesi i votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit (nëpër burgje) në këto qytete ka përfunduar në orën 16.00, sipas kohës lokale, raporton AA.

Nëse ende ka votues që presin të votojnë në qendrat e votimeve kryetarët e qendrave të votimit pasi të numërojnë këto persona do të lejojnë që ato të ushtrojnë të drejtën e votimit.

Ndërsa në qytetet e tjera dhe në pikat doganore procesi i votimit do të përfundojë në orën 17.00, sipas kohës lokale.

Rezultatet e para priten të dalin rreth orës 19.00. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2015, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori