Mbushen mediat, politikani filmohet duke konsumuar kokainë
Një video është bërë virale në rrjet, pasi politikan suedez është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokiane.

Sipas mediave, politikani i droguar është Darko Mamkoviq i cili aktualisht është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping, është filmuar teksa ishte duke konsumuar kokainë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Mamkoviq i cili është shprehur se e gjithë ngjarja ka ndodhru teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe personi që ja ka dhënë substancën kërkonte diçka në këmbim.

“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”-ka deklaruar politikani Mamkoviq.

Në videon e publikuar nga media e huaj Expressen.se. Mamkoviq shihet duke qëndruar ulur në divan dhe para tavolinës ai kishte disa kanaçe me pike energjike dhe pluhur të bardhë e cila pretendohet të jetë kokainë.

Shtuar më 30/09/2020, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori