Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është mburrur me takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir
Putin, duke e vlerësuar këtë si “një gjë e shkëlqyeshme” që
Putin e ka pritur “
vetëm atë dhe presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev” në takim.
Vuçiç u tha gazetarëve se Serbia kishte marrë “hapësirën më të madhe” në mediat ruse dhe se “ishte një pjesë e veçantë për Serbinë”.
Ai tha se pjesëmarrja e rojeve të ushtrisë serbe në paradën e fitores së tij sjell “një sens të veçantë krenarie” dhe se “ka një rëndësi të veçantë”.
Shtuar më 25/06/2020,
ora 17:14