Mbreti saudit do të udhëtojë në Indonezi me një delegacion prej 1500 vetash
Mbreti i Arabisë Saudite Salman do të vizitojë Xhakartën dhe Balin në kuadër të një turneu aziatik gjatë muajit të ardhshëm.

E veçanta e kësaj vizite është se ai do të marrë me vete një grup prej 1500 personash, përfshirë edhe 10 ministra, raporton Reuters.

Presidenti indonezian shpreson që gjatë vizitës së mbretit saudit, do të formalizohen investime të Arabisë Saudite deri në 25 miliardë dollarë.

Vizita e fundit që një mbret saudit e ka bërë në Indonezi ka qenë para 46 vjetësh.

Indonezia, vendi më popullatën më të madhe myslimane në botë, shpreson që Arabia Saudite do e ndihmojë në promovimin e një Islami të moderuar, përmes mësimeve fetare. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori