"Mbreti i Falimentimit" do të emërohet kreu i Thesarit të ShBA-ve
Presidenti i ri i ShBA-ve Donald Trump pritet të emërojë investitorin miliarder Ëilbur Ross si sekretar të tregtisë.

78 vjeçari Ross është kreu i firmës private të kapitaleve Ë.L. Ross & Co, e njohur për blerjen e kompanive të falimentuara, por që kanë potenciale të mëdha për të krijuar fitime.

Vetë miliarderi Ross, njihet si "Mbreti i Falimentimit”. Presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua me Ross të dielën në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi. Sipas revistës Forbes pasuria e zotit Ross arrin në 3 miliardë dollarë.

Wilbur Ross ka thënë se pakënaqësitë e amerikanëve e kanë burimin tek ekonomia, e cila nuk është kujdesur për punëtorët e klasës së mesme./Albeu.com/
Shtuar më 25/11/2016, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori