“Plazh i lirë”, sekuestrohen 38 çadra në Borsh dhe Himarë

Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, i nisur gjatë fundjavës, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Gjatë fazës së dytë në Himarë janë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlonë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç.”

Procedohen penalisht 3 shtetas që kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., banues në Himarë dhe E. T., banues në Tiranë, pasi duke vendosur në mnyërë të paligjshme 20 çadra dhe 30 shezlongë, në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë;

-A. Z., 52 vjeç banues në Borsh, Himarë, pasi kishte vendosur në mnyërë të paligjshme 18 çadra dhe 36 shezlongë, në plazhin e Borshit.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.


Shtuar 18.07.2023 17:20