Mbretëresha fton Princin William të jetojë me të
Foto: AP
Mbretëresha e Britanisë së Madhe ftoi princin William dhe gruan e tij të ardhshme, Kate Middleton, që të shpërngulen dhe të jetojnë së bashku me të, në Buckingham Palace.

Nëse do të pranojnë ofertën, Princi i kurorës do të ketë në dispozicion të jetës së tij bashkëshortore një pjesë të madhe të rezidencës mbretërore.

Megjithatë, sipas burimeve të brendshme, pritet që William të refuzojë ofertën, për të zgjedhur si vend jetese pallatin e St. James, ku dëshiron të bëjë një jetë më pak luksoze e më pak të bujshme.

Momentalisht, William jeton së bashku me të vëllain, Princin Harry, në një apartament. Një oborrtar deklaroi për shtypin anglez se Buckingam Palace është një mundësi. “Atje ka shumë hapësirë dhe siguri, por William është i vendosur te jetojë sa më normalisht pas martesës”.

Princi William dhe Kate Middleton do të lidhen në martesë në një ceremoni solemne në 29 prill të këtij viti, transmeton TCH. Në javët e ardhshme, deri në shpalljen e vendbanimit përfundimtar, ata do të marrin me qira një apartament të thjeshtë, në të cilin kanë vendosur të mos punësojnë asnjë shërbyes.
Shtuar më 15/01/2011, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori