Mbreteresha Elizabeth mbajti fjalimin ne OKB
Albeu.com
Mbretëresha britanike, Elizabeth, ka bërë thirrje për paqe dhe unitet në botë, gjatë fjalimit të mbajtur dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mbretëresha ka folur për sfidat kryesore në shekullin XXI.
“Një nga këto sfida është beteja kundër terrorizmit. Një tjetër sfidë janë dhe ndryshimet klimatike, ku duhen analizuar me kujdes rreziqet, me të cilat përballen vendet e vogla apo të brishta”, ka thënë mbretëresha britanike.
Hera e fundit, që mbretëresha 84-vjeçare kishte vizituar OKB-në, ishte në vitin 1957.
Shtuar më 07/07/2010, ora 13:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori