Mbretëresha e Anglisë do të
tërhiqet vitin e ardhshëm dhe do t’ia kalojë pushtetin Princit
Charles, ka pohuar një ekspert
mbretëror.
Eksperti
mbretëror Robert Jobson pretendon se Madhëria e saj do të
tërhiqet nga jeta mbretërore në 2021, shkruan "TheSun".
Biografja pohoi: "Unë ende besoj fort kur
Mbretëresha bëhet 95, se ajo do të
tërhiqet".
Gazetari
mbretëror i "Newsweek" Jack Royston shtoi: "Unë mendoj se ajo nuk do të dëshirojë".
"Por realisht ajo do të arrijë në një pikë ku ajo t’i ketë dorëzuar gjithçka
Charles".
Robert më parë është shprehur: "E kuptoj që
Mbretëresha i ka kushtuar kësaj çështje një vëmendje të konsiderueshme dhe beson se, nëse është akoma gjallë në moshën 95 vjeç, ajo do t’i kalojë mbretërimin
Charles".
"Madhëria e saj është e vetëdijshme për moshën e saj dhe dëshiron të sigurohet kur të vijë koha, tranzicioni i Kurorës të jetë i pandërprerë."
Për më tepër,
Robert gjithashtu pretendoi se Princesha Diana mendonte se ishte "më e fuqishme se
Mbretëresha" para intervistës së saj për "Panorama" në 1995.
Ai tha: "Ajo periudhë midis njoftimit të ndarjes së
Charles dhe Diana, Diana në të vërtetë ishte duke marrë gjithçka që donte.
Gjatë programit,
Robert akuzoi Princin Harry për hipokrizi pas komenteve të Dukës në fillim të kësaj jave rreth “paragjykimit të tij të pavetëdijshëm".
Shtuar më 01/11/2020,
ora 12:42