Mbretëresha britanike Elizabeth II dhe burri i saj
Philip kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, tha Pallati
Mbretëror përmes një deklarate.
Mbretëresha është 94 vjeç ndërsa
Philip është 99.
Një burim
mbretëror tha se vaksinat u administruan nga një mjek i familjes në vendbanimin e mbretëreshës Windsor Castle, duke shtuar se lajmi u bë publik për të kundërshtuar çdo spekulim, shkruan Reuters.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.
Britania e Madhe është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.
Shtuar më 09/01/2021,
ora 17:21