Mblidhen anëtarët e grupit të Shanghajit,
Kryeministrat e Organizatës për Bashkëpunim në Shangai u takuan gjatë ditës së sotme në Shën Pertersburg me kryeministrin rus, Vlladimir Putin. Në konferencën për media se kryeminitria rus tha se shtetet anëtare duhet të bashkëpunonin për ta bërë grupin një forcë udhëheqëse për ekonomi dhe siguri në botë.

Putin pas konferencës kishte planifikuar të takonte edhe presidentin kinez, Hu Xhintao, për bisedimet rreth sigurisë rajonale dhe tregtisë bilaterale.
E themeluar 10 vite më parë, në Shanghaj të Kinës, organizata bashkon Kinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Rusinë, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.



Mongolia, India, Irani dhe Pakistani e kanë statusin e vëzhguesit, ndërsa kanë paraqitur kërkesat për anëtarësim.
Edhe Afganistani, Turkmenistani, Bjellorusia dhe Shri Lanka kanë lidhje formale me grupin e Shanghajit./albeu.com
Shtuar më 07/11/2011, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori