Mbi 854 milionë qytetarë të uritur
Albeu.com
Organizata Gjermane kundër Urisë në Botë dhe Instituti shkencor ndërkombëtar për politikën bujqësore dhe ushqimore, shkurt IFPRI, kanë paralajmëruar për rezikun e rritjes dramatike të urisë dhe varfërisë, sidomos në Afrikë.Pa një politikë që favorizon investimet e mëdha në vendet e prekura, nuk do të arrihet synimi i mileniumit për përgjysmimin e varfërisë deri në vitin 2015, thonë ata.
Urisë në Botë së bashku me Institutin studimor për ushqimin nga Uashingtoni kanë publikuar indeksin e urisë në botë. "Ky indeks tregon, se uria po merr përmasa alarmuese në 36 vende. 25 syresh janë në Afrikë në jug të Saharasë, nëntë në Azi dhe një në Lindje të Mesme dhe një në Amerikën Latine, e para së gjithash, uria po trashëgohet brez pas brezi," thotë Ingeborg Shojble (Schäuble) kryetare e Shoqatës gjermane kundër urisë.
Ekspertja për ushqimin, Doris Visman (Wiessman), nga IFPRI thotë se gjendja më e rëndë është në Kongo dhe Burundi: "Luftrat e shumta e kanë varfëruar vendin dhe e kanë ngritur shumë indeksin e Urisë Botërore", sqaron ajo.
Ndryshe duket gjendja në Azinë Lindore, në brigjet e Paqësorit dhe Amerikën Latine dhe Karaibe. Të dhënat më të më fundit tregojnë se këto vende ndodhen në një rrugë të mirë dhe se po e ulin dukshëm urinë dhe vdekshmërinë e fëmijëve.
Kina dhe Kuba janë vende që kanë treguar sukses falë reformave efektive në sektorin e bujqësisë. Kuba gjithashtu ka treguar sukses edhe falë sistemit të shkëlqyer shëndetësor.
Visman është e mendimit, se strategjia për luftimin e urisë duhet të përshtatet sipas dallimeve rajonale. Kështu për shembull ndërsa në Azinë Jugore duhet të investohet më shumë në statusin social të grave, në Afrikë do të duhej të investohej në parandalimin e konflikteve, luftën kundër sides dhe zhvillimin e bujqësisë.
Shoqata gjermane kundër urisë në Botë, për këtë arsye ka ndërmarrë një nismë vitin e kaluar: Fshatrat e Mileniumit, quhet ajo: Në 15 fshatra të zgjedhura nga tre kontinenente vendos popullsia lokale se cilat janë përparësitë e zhvillimit të fshatit, para se të fillojnë masat për luftimin e varfërisë.
Fshatrat janë zakonisht në zona të izoluara. Në projektet zhvillimore përfshihen edhe fshatrat fqinjë, në mënyrë që nga këto të përfitojë e gjithë zona. Ingeborg Shojble flet për sukseset e para që ka treguar kjo strategji: "Ndërsa në Angola gjithsej janë mesatarisht 30,5 për qind e fëmijëve të paushqyer si duhet, në shatin Mangue janë 14 për qind e djemve dhe 32 për qind e vajzave. Që tani ka filluar të rriten të ardhurat nga sektori bujqësor. Në Angola për shembull tani fshatarët e përpunojnë token me qerre në vend të shatës.
Dhjetë herë më të mëdha janë të korrat ndërkohë në Etiopi. Ndërkohë po punohet më tej edhe për përmirësimin e sistemit shëndetësor, atë shkollor dhe krijimin e burimeve të të ardhurave dhe natyrisht edhe për një ujë të pijshëm më të pastër dhe për sisteme ujore funksionuese për bujqësinë.
Por Organizata Gjeramne kundër Urisë Botërore kërkon që qeveritë të bëjnë më shumë. Vendet e industrializuara vazhdojnë të mos mendojnë për ndihmat ndaj vendeve të varfra. Por edhe këto vetë duhet të jenë më të përgjegjshme në investimet e infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë, thuhet në deklaratën e saj. (DW)
Shtuar më 16/10/2007, ora 16:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori