Mbi 60 vende nëshkruajnë traktatin për armët
Më shumë se 60 vende kanë nënshkruar traktatin historik të KombeveBashkuara, i cili rregullon tregtinë globale të armëve. Traktati mbulon tregtinë e tankeve, automjeteve luftarake, artilerisë, avionëve luftarakë, luftanijeve dhe armëve të vogla. Argjentina ka qenë e para në mesin e 61 vendeve që e ka nënshkruar atë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në mesin e nënshkruesve të parë, por sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni do ta nënshkruajë së shpejti. Rusia dhe Kina nuk pritet të bëjnë një gjë të tillë.

Asambleja e Përgjithshme e KombeveBashkuara ka miratuar traktatin në muajin prill, pasi 154 shtete kanë votuar në favor të tij. Ai është kundërshtuar nga Siria, Koreja e Veriut dhe Irani, ndërsa 23 vende, përfshirë Rusinë, Kinën, Egjiptin dhe Indinë, kanë abstenuar./albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori