Mbi 6 milionë grekë në pragun e varfërisë
Pëlqej
Gjashtë milionë e 300 mijë grekë kërcënohen seriozisht nga varfëria.

Një gjë e tillë dëshmohet nga raporti i Byrosë për buxhet të Parlamentit grek.

Gazeta helene " Eleftorotipia" shkruan se më tepër se 2.5 milonë grekë po jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa 3.8 milionë të tjerë rrezikohen seriozisht të bien në varfëri.

Si shkak i krizës, Greqia është sot shteti më problematik i Bashkimit Evropian dhe ku nuk ka një pagë minimale të sanksionuar me ligj.

Qeveria ka nisur të marrë masa përmes programeve të caktuara, të cilat do të vihen në zbatim gjatë vitit të ardhshëm./albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori