Mbi 57 milionë euro të shpenzuara këtë vit për pensionet e veteranëve të UÇK-së
Pëlqej
Debati për veteranët e ‘rrejshëm’ të UÇK-së si duket ka lënë në hije koston e përgjithshme që po i shkaktohet buxhetit të Kosovës nga pensionet e ndara për këto kategori.

Listat e gjata të emrave të cilët përfitojnë pensione nga buxheti i shtetit të Kosovës në emër të kontributit të tyre në luftën e fundit në Kosovë, ka bërë që edhe shuma e ndarë për vitin 2018 nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për veteranët, të shpenzohet gati në tërësi vetëm në nëntë muajt e parë, shkruan lajmi.net.

Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është bërë e ditur që buxheti i lejuar për pensionet e veteranëve për vitin 2018 ishte 58 milonë e 780 mijë euro.

E nga kjo shumë e përgjithshme, rreth 95 përqind deri më tani është shpenzuar.

MPMS po ashtu ka bërë të ditur se shuma e shpenzuar e mjeteve për periudhën janar-shtator është 57 milionë e 159 mijë e 939 euro e 50 cent.

Kujtojmë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave për mashtrim me listat e veteranëve.

Aktakuza është ngritur ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit.

Në aktakuzë janë përfshirë edhe emrat e rreth 20 mijë veteranëveprokuroria ka cilësuar se kanë përfituar jashtëligjshëm.

Ditëve të fundit, lajmi.net ka publikuar pjesë të kësaj aktakuze si dhe emrat e të gjithë veteranëveprokuroria i ka cilësuar si mashtrues.
Shtuar më 23/09/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori