Mbi 51.000 të vdekur në tërmetin në Kinë
Albeu.com
Gjithsej 51.151 të vdekur dhe 29.328 të zhdukur, është bilanci që Kina sot e lajmëroi për tërmetin që para dhjetë ditëve goditi pjesën jugperëndimore të shtetit.Gjithsej 51.151 të vdekur dhe 29.328 të zhdukur, është bilanci që Kina sot e lajmëroi për tërmetin që para dhjetë ditëve goditi pjesën jugperëndimore të shtetit.

Paraprakisht, autoritetet kineze paralajmëruan se presin që shifra e të vdekurve të tejkalojë numrin 50.000.

Sipas të dhënave zyrtare, në tërmetin e fuqishëm që më 12 maj goditi Kinën jugperëndimore janë lënduar 288.000 njerëz, ndërsa thuajse pesë milionë kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

Paralelisht me këto të dhëna, Qeveria kineze lajmëroi sot se tërmeti ka lënë jetim mbi 4.000 fëmijë. Autoritetet bënë të ditur se kjo nuk është shifra përfundimtare e fëmijëve jetimë. (Makfaks)
Shtuar më 22/05/2008, ora 18:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori