Mbi 40 militantë suni ekzekutohen me varje në prani të familjarëve
Në Irak janë ekzekutuar sot 42 militantë myslimanë të sektit suni të dënuar për akuza terroriste në lidhje me vrasjen e anëtarëve të forcave të sigurisë dhe shpërthimin e makinave bombë.

Ekzekutimi më i madh masiv këtë vit në Irak erdhi pasi sulmet vetëvrasëse të sunive u morën jetën të paktën 60 persona afër qytetit jugor të Irakut, Hassiriya, një zonë shiite, më 14 shtator.

Ministri i Drejtësisë i Irakut ka thënë se 42 persona janë varur në një burg në Hassiriya, tre muaj pasi 14 militantë u ekzekutuan pas dënimeve për terrorizëm.

ISIS mori përgjegjësinë për tri sulme vetëvrasëse ndaj restoranteve dhe pikave kontrolluese të sigurisë në Hassiriya. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori