Mbi 2 milionë myslimanë fillojnë haxhin
Pëlqej
Mekka
Mbi dy milionë myslimanë filluan sot pelegrinazhin vjetor të haxhit për në qytetin e shenjtë islam të Mekës, duke ndjekur hapat që besohet se i ka bërë profeti Muhamed 14 shekuj më parë, transmeton REL.

Zyrtarët sauditë thanë se u kanë dhënë lejen 1.7 milionë pelegrinëve nga shtetet e huaja, ndërsa 200 mijë vende janë rezervuar nga pelegrinët brenda Arabisë Saudite dhe shteteve të Gjirit.

Haxhi zgjat pesë ditë. Islami sot është religjion i çerekut të popullsisë botërore.

Deri më tash pelegrinazhi më i madh në botë, është zhvilluar pa ndonjë incident.

Por, ministri i brendshëm saudit, Princi Najef bin Abdul Aziz paralajmëroi të mërkurën se nuk mund të përjashtohet një sulm i Al-Kaidas.
Shtuar më 14/11/2010, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori