Mbi 140,000 persona jane vrarë nga konflikti në Siri
Numri i të vdekurve në konfliktin e armatosur të Sirisë ka arritur në më shumë se 140,000 persona.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka saktësuar se mbi 140,041 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve në mars të vitit 2011.

Rreth 50,000 viktima janë civilë që përfshijnë 7,626 fëmijë. Po sipas Observatorit mbi 24,000 të vrarë kanë qenë rebelë, ndërsa mbi 33,000 ushtarë, shkruan REL.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar të paktën 2,837 vdekje të personave që nuk është arritur të identifikohën. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori