Mbi 140 veta të zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në Kinë (VIDEO)
Ekziston frika se mbi 140 njerëz janë ngujuar nën tokë pas rrëshqitjesdheut në krahinën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në fshatin Xinmo pas rrëshqitjes së dherave rreth orës 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit pa ndërprerë janë duke kërkuar të mbijetuarit duke gërmuar nëpër shkëmbinj.

Fotografi të postuara nga gazeta People’s Daily shfaqin buldozer duke hequr dheun, duke vazhduar përpjekjet e kërkimit.

Deri tani është arritur që të shpëtohen një çift dhe një foshnje të cilët menjëherë janë dërguar për në spital.

Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur litar që të arrijnë t’i largojnë shkëmbinjtë e mëdhenj në mënyrë që të mund të gjejnë njerëz të gjallë. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori