Mbi 100 te vdekur nga rrezimi i aeroplanit ne Libi
Albeu.com
Në vend të uljes së sigurt pas fluturimit 9 orësh nga Johanesburgu në Afrikën e Jugut për në Tripoli të Libisë, 92 udhëtarët dhe 11 anëtarë të ekuipazhit të avionit të udhëtarëve “Airbus”, humbën jetën këtë mëngjes rreth orës 6 pasi avioni u rrëzua gjatë uljes.Çuditërisht, vetëm një fëmijë tetë vjeç nga Holanda arriti të shpëtojë. Ai gjendet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i rrëzimit të avionit i cili ishte në pronësi të kompanisë libiane “Afrikia Ervejz”. Aksidenti ndodhi shumë afër pistës. Kur avioni u rrëzua kishte edhe një shpërthim. Megjithatë, autoritetet e Libisë e hodhën poshtë mundësinë se bëhet fjalë për sulm terrorist. Përpjekjet e ekipeve të njësive të shpëtimit për ndërhyrje të shpejtë ishin të kota, pasi avioni “Airbus” u shkatërrua krejtësisht. Midis viktimave janë 22 shtetas të Libisë, kurse të tjerët janë nga vende të ndryshme të botës. Shumica në Tripoli duhej qëndronin tranzit drejt fluturimeve të tjera për në Evropë. Ndërkaq, moti këtë mëngjes ishte i kthjellët dhe me diell. Kompania “Afrikia” është e buxhetit të ulët e formuar nëntë vjet më parë, por ka një flotë relativisht e re ajrore e cila shpesh fluturon në destinacionet ndërmjet Afrikës dhe Evropës.
Shtuar më 12/05/2010, ora 12:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori