Mbi 100 persona shpëtohen nga vërshimi i ujërave në Australi
Për shkak të stuhisë së fuqishmeAustrali, tre persona humbën jetën dhe mbi 100 persona janë shpëtuar. Ky bilanc negativ duket se do të përvijojë edhe në ditët në vijim.

Raportohet se gati 100 persona janë shpëtuar nga vërshimi i ujërave në Sidnei dhe Nju Sauth Uells, pasi stuhi të fuqishme u përplasën mbi brigjet lindore të Australisë.

Për shkak të kësaj situate të rënduar, tre të moshuar u gjetën të martën të pajetë në Dungog, në veri të Sidneit, ku shumë shtëpi janë prekur nga përmbytjet. Në mbarë rajonin, 200 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori