Mbi 1 milionë persona marrin pjesë në marshimin e Parisit (VIDEO)
Mbi një milionë persona nga e mbarë bota dhe liderë boterore janë mbledhur në Paris për të marshuar në mënyrë paqësore pas sulmit terrorist në revistën "Charlie Hebdo" ku u vranë 12 persona.

Kryeministri i Francës Manuell Valls tha se njerëzit po vijnë në solidaritet me viktimat, për lirinë dhe vëllazërinë e vrarë.

Me mijëra policë janë në gatishmëri për marshimin paqësor të sotëm.

Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, dhe mbretëresha Rania kanë konfirmuar po ashtu pjesëmarrjen.

Edhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe lideri palestinez, Mahmud Abbas, pritet të marrin pjesë, ashtu si edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Bashkimit Evropian, Dondal Tusk, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Por, një parti politike franceze që nuk do të marrë pjesë në tubimin e solidarizimit është Fronti Kombëtar. Kjo parti është kundër imigracionit dhe kundërshton hyrjen e myslimanëve në Evropë.

Udhëheqësja e Frontit Kombëtar, Marie Le Pen, ka thënë të shtunën se ajo nuk do të marrë pjesë në një demonstratë, organizatorët e së cilës nuk e duan./albeu.com/


Shtuar më 11/01/2015, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori