Mbërrin momenti më i rrezikshëm në krizën ukrainase (FOTO LAJM)

Të paktën 11 persona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme pasi Kievi deklaroi nisjen e një operacioni “anti-terrorist” në qytetet lindore, që kontrollohen nga protestuesit pro-ruse. Ndërsa kryeministri rus, Dmitri Medvedev u shpreh se Ukraina ndodhet në prag të luftës civile.

Korrespondenti i BBC Jonathan Marcus, shkruan: Momenti më i rrezikshëm në krizën ukrainase ka mbërritur tashmë. Operacionet e sigurisë, të ndërmarra nga Kievi, janë pritur me alarm nga Rusia.

Mes raportimeve në rrjetet sociale dhe mediave lokale, është e pamundur që të përcaktosh se në ç’shkallë është numri i viktimave.

Rusia e sheh veten si mbrojtëse e rusisht-folësve në lindje të Ukrainës. Tani që separatistët kanë nisur të marrin nën kontroll godinat në qytetet ukrainase, autoritetet në Kiev praktikisht janë motivuar për një përgjigje. Por në këtë situatë të tensionuar, kjo përgjigje mund të shihet nga Moska si një pretekst për ndërhyrje ushtarake. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori