Mbërrijnë në SHBA trupat e zyrtarëve të vrarë në Libi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kanë marrë pjesë në ceremoninë me rastin e kthimit të trupave të 4 amerikanëve të vrarë nga sulmet kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë këtë javë.



Presidenti Obama dhe Sekretarja Clinton qëndruan me kokën ulur ndërsa forca të marinës amerikane transportuan arkivolët e mbështjellë me flamurin amerikan nga një aeroplan ushtarak për në një hangar aeroplanësh, ku ishin mbledhur pjesëtarët e familjeve të të vrarëve dhe zyrtarë civilë e ushtarakë.

Presidenti Obama, i ka përshkruar secilin prej 4 amerikanëve të vrarë si patriotë, që dhanë jetën për të mbrojtur amerikanët e tjerë dhe duke punuar për popujt e vendeve ku ata shërbenin.

"Katër amerikanë, katër patriotë, ata e donin vendin e tyre dhe zgjodhën t’i shërbenin atij dhe i shërbyen më së miri. Ata kishin një mision dhe besonin në të. Ata i njihnin rreziqet dhe i pranuan ato. Ata nuk përqafuan thjesht idealin amerikan, ata e jetuan dhe e mishëruan atë" u shpreh Obama. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori