Mbaroi ultimatumi, Anglia nis ndëshkimin e Rusisë
Pëlqej
Ashtu siç pritej, me përfundimin e ultimatumit drejtuar Moskës për të dhënë detaje në lidhje me vrasjen misterioze të ish-spiunit rus, Britania e Madhe ka filluar të marrë masat ndaj Rusisë.

Mësohet se si fillim britanikët i kanë kërkuar largimin urgjentisht 23 diplomatëve rusë që gjenden në ishull duke i dhënë vetëm një javë kohë.

Të gjithë ata që janë identifikuar si zyrtarë të inteligjencës, ata kanë vetëm një javë kohe te largohen “, tha ajo.

“Ky do të jetë dëbimi me i madh për më shumë se 30 vjet dhe do të pasqyrojë faktin se kjo nuk është hera e parë që shteti rus ka vepruar kundër vendit tonë”- vijoi May.

Më parë, Rusia i ishte përgjigjur negativisht ultimatumitbritanikëve për të zbardhur nëse kishin gisht në vrasjen e ish-spiunit rus Sergei Skripal.

"Ne jemi një fuqi e pakërcënueshme bërthamore"., iu përgjigj Rusia ultimatumitbritanikëve. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori