Mbante në dorë celular e jo armë, policia amerikane shtin mbi djalin
Një gabim i policisë amerikane, i ka kushtuar jetën një djali. Personi në fjalë i cili dyshohej për krime, është gjetur para një ndërtese banimi, e për fatin e tij të keq, policia ka menduar se ai mbante pistoletë në dorë por në fakt ishte një telefon.

Ky gabim i ka marrë jetën këtij personi, i cili dyshohet se ka kryer krime në Amazona, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë me dije identitetin e viktimës.

Të shtënat ndodhën gjatë arrestimit të një personi të akuzuar për shumë krime të dhunshme në Arizona, duke përfshirë vrasje në tentativë.

Pas kërkimeve, i arratisuri është gjetur para një ndërtese banimi në pjesën perëndimore të qytetit, ndërsa oficerët menduan se i dyshuari mbante në dorë një armë zjarri.

“Policia ka njoftuar personin të hedhë objektin që kishte në dorë e cila dukeshe si armë, por ai nuk e hodhi. Dy oficerët e policisë u urdhëruan të hapin zjarr në drejtim të tij, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme”, thuhet në deklaratën e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2016, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori