Mbante mijëra foto pornografike me fëmijë, dënohet me burg prifti

Një prift i Kishës Katolike ëstë dënuar me 25 vite burg pasi në celularin dhe kompjuterin e tij mbante mbi 2000 materiale pornografike me fëmijë.

Thomas Faucher, 73 vjeç, ishte një prift i mirënjohur në Dioqezën Katolike Romake të Boise të SHBA-së.

Faucher,u deklarua fajtor për pesë krime, pasi hetuesit zbuluan mijëra imazhe shqetësuese dhe mesazhe rrëmbimi dhe vrasjeje të djemve të rinj.

Faucher e quajti veten ‘një qenush të sëmurë’ ndërsa ai kërkoi falje në sallën e gjyqit para dënimit të tij të enjten.

“Kam qenë një qenush me të vërtetë i sëmurë. E prisha këtë herë. Ndiej shumë keqardhje dhe zemërim”, tha ai.

Faucher u përpoq të binde gjykatën që ai nuk duhej të dënohej me burg në mënyrë që të ndihmojë të tjerët dhe të japë leksione për pornografinë e keqe të fëmijëve”, duke shtuar se shumë njerëz mund të përfitojnë nëse ai nuk është pas hekurave.

“Askush nuk mund të përfitojë nëse unë jam në burg”, shtoi ai.

Por Gjykata nuk ëhstë bindur dhe ka dhënë 25 vite burg për të. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori