Mbante brez eksplozivi, vritet një person në Paris (FOTO-VIDEO)

Të shtëna me armë janë dëgjuar pranë një komisariati policie në Paris. Mediat franceze bëjnë të ditur se është vrarë një person.

Ai kishte hyrë në komisariat i armatosur me thikë, në lagjen Goutte d’Or, në veri të Parisit. France Info bën të ditur se personi i vrarë kishte një brez eksplozivi.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneueve është nisur drejt stacionit policor, ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja vjen disa ditë para përkujtimit të 1-vjetorit të terrorit në "Charlie Hebdo". /albeu.com/



Shtuar më 07/01/2016, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori