May u dërgon letër deputetëve, të dalim me marrëveshje nga BE
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kërkuar edhe një herë tjetër nga deputetët e Partisë Konsvervatore, e cila është partia më e madhe opozitare, që ta mbështesin planin e saj për tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian dhe t’i sakrifikojnë qëndrimet personale për këtë çështje.

Në një letër që ua dërgoi 317 deputetëve konservatorë, May ka thënë se qeveria do ta vazhdojë punën për të arritur ndryshime lidhur me kontrollet kufitare me Irlandën. Ajo gjithashtu njoftoi se do të shkojë sërish në Bruksel që të zhvillojë bisedime shtesë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe me liderët e secilit shtet të Bashkimit Evropian.

Përndryshe, sekretari shtetëror për Brexit-in, Stephen Barclay, do të takohet të hënën me shefin e BE-së për negociata, Michel Barnier, për të biseduar lidhur me propozimin e deputetëve konservatorë, të cilët kanë kërkuar arritje të kompromisit për shmangien e kontrolleve kufitare në kufi me Irlandën.


Shtuar më 17/02/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori