May dha dorëheqjen, hidhen kandidaturat e para për postin e Kryeministrit
Ende pa kaluar 24 orë nga deklarata se Kryeminsitria Theresa May do të tërhiqet, kanë dalë 5 kandidatët e parë.

Boris Johnson, ish-Sekretarit të Jashtëm është njëpri prej kandidatëve që synon të marë postin e Kryeministrit. Sipas analistëve, zgjedhja e tij do ta thellojë edhe më tej krizën që ka krijuar pamundësia për t’i dhënë zgjidhje procesit të shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Johnson ka qenë në krye të grupit të 100 konservatorëve rebelë që e bënë të pamundur miratimin në parlament të marrëveshjes që May arriti me Brukselin. Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Londrës se nuk pranon rinegocim të marrëveshjes, siç kërkon Johnson.

Në garë është dhe kryediplomati aktual Jeremy Hunt, i konsideruar si pasues i linjës së May-t për Brexit-in.

Kandidatët kanë kohë deri më 10 Qershor të zyrtarizojnë kandidaturat. Ndërsa anëtarësia e konservatorëve do të zgjedhë në fillim të Korrikut kryetarin e ri, që do të jetë edhe Kryeministër.

Shtuar më 25/05/2019, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori