May: "Brexit do t'i sjellë kohë të vështira britanikëve"
Kryeministrja britanike Teresa May, ka deklaruar se Britania duhet të përgatitet për "kohë të vështira" përpara se ajo të lërë Bashkimin Evropian.

Gjatë intervistës së saj të parë që prej marrjes së detyrës, May paralajmëroi se Brexit do të mund ta çojë Mbretërinë e Bashkuar drejt "mbytjes", dhe se bisedimet formale për daljen nga BE-ja nuk do të fillojnë deri në vitin 2017.

Ish-Sekretarja e Brendshme u bë Kryeministre pasi David Cameron dha dorëheqjen në prag të referendumit të Brexit. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2016, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori