Matteo Salvini mohon akuzat se partia e tij u financua nga rusët
Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini mohoi të mërkurën një raport ku thuhet se partia e tij kishte kërkuar miliona euro nga investitorët rusë nëpërmjet një marrëveshjeje të fshehtë të naftës.

Faqja e internetit e SHBA ‘Buzzfeed’ tha se kishte marrë një regjistrim audio të bisedimeve në Moskë në tetor midis tre italianëve duke përfshirë një ndihmës të ngushtë të Salvini, Gianluca Savoini dhe tre personave të paidentifikuar rusë.

Salvini i mohoi akuzat se partia e tij kishte marrë ndonjë financim të paligjshëm.

“Asnjëherë nuk kam marrë një ruble, një euro, një dollar ose një litër vodka financim nga Rusia”, tha Salvini në një deklaratë, duke shtuar se ai do të padiste të gjithë ata që e akuzuan për krime të tilla.
Shtuar më 11/07/2019, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori