Matteo Renzi zemërohet me Evropën
Kryeministri italian, Matteo Renzi shfaqi një mospëlqim këtë fundjavë kundrejt një Evrope që e gjykon shumë të ndrojtur përballë sfidave të emigracionit dhe rritjes ekonomike, dy çështje të ndjeshme për italianët.

“Nuk besoj se është e drejtë që Italia të bëjë sikur s’ka ndodhur gjë ndërsa gjërat nuk përmirësohen”, theksoi sot shefi i qeverisë italiane gjatë një konference në Firence, ku po tregonte për punimet e mbledhjes evropiane në Bratislava.

Italia nuk është për të shërbyer si gjethe fiku për të tjerët”, kritikoi kryeministri italian duke aluduar për çiftin franko-gjerman, me të cilët refuzoi të bashkohet dje në mbrëmje.

“Nuk jam i kënaqur me përfundimet e kësaj mbledhje, pra nuk mund të bëja një konferencë për shtyp të përbashkët me kancelaren gjermane apo presidentin e republikës franceze, duke mos pasur të njëjtat përfundime si ata”, shpjegon ai.

Megjithatë tre krerët paraqitën unitetin e tyre, para një muaji, gjatë një takimi mes të treve në Mesdhe, në brigjet e ishullit të vogël italian Ventotene. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2016, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori