Masiv mbeturinash ne Paqësor pothuajse sa gjysma e territorit të SHBA-ve
Filmimet e marra nga ajri tregojnë një grumbull të madh mbeturinash të vendosura mes Havait dhe Kalifornisë. Masivi i mbeturinave ka qenë aty por mendohej te ishte më i vogël në përmasa.

Grumbulli i madh i mbeturinave në Oqeanin Paqësor mbulon rreth 4,5 milionë kilometra katror që do të thotë pothuajse sa gjysma e sipërfaqes së SHBA-ve, shkruan ‘ The Guardian”.

Vëzhgimin nga ajri e ka kryer fondacioni “Ocena Cleanup”, i financuar nga ana e filantropëve nga mbarë bota dhe Qeveria holandeze, e cila ka planifikuar që deri në vitin 2020 të fillojë me pastrimin e sasisë së madhe të mbeturinave plastike, që qarkullon nëpër oqeane.

Sipas Programit për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Kombeve të Bashkuara sasia e mbeturinave është aq e madhe sa që është e dukshme nga hapësira, ashtu si Muri kinez./albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori