Nuk ka shpresa se do të mbijetojë pas aksidentit, organet e aktores së famshme mund të dhurohen

Aktorja amerikane, Anne Heche nuk ka shpresa se do të mbijetojë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Familja e saj tha se aktorja është në koma dhe ka dëmtim të rëndë anoksik të trurit (kur truri nuk furnizohet me oksigjen).

“Duam t’ju falenderojmë që u lutët për shërimin e Anne, falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermierët e mrekullueshëm”, deklaruan ata.

Ajo po mbahet në jetë me aparatura për të përcaktuar nëse organet e saj janë të përshtatshme për dhurim.

Sipas policisë nga një test paraprak u zbulua drogë në gjakun e saj, megjithatë pritet të bëhen analiza të tjera. Makina e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar dhe u përfshi nga flakët.

“Automjeti i Heche u përfshi nga flakët pasi përfundoi brenda një banese dy-katëshe, duke e bërë pronën të pabanueshme”, njoftoi policia.

53-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka luajtur në filma përfshirë Donnie Brasco, Cedar Rapids dhe Psycho të vitit 1998. Heche është shfaqur gjithashtu në Dancing With the Stars dhe është ish-partnerja e prezantueses së talk shoë-t amerikan Ellen DeGeneres.