Masakra në Francë përmes pamjeve (VIDEO)
Mbrëmja e së enjtes ka qenë një tmerr i vërtetë në Francë, ku festa është kthyer në masakër. Terror, trupa si kunja ngulur nëpër tokë, njerëz pa jetë, të tjerë të gjymtuar që lëngonin, kukulla e lodra fëmijësh të lara në gjak, lot, ulërima, britma për ndihmë dhe shumë panik.

Kjo ka qenë situata që pasoi çmendurinë e mbrëmshme në Nice të Francës, kur një kamion drejtuar nga një person, që më pas u ekzekutua, iu lëshua turmës me njerëz që festonin.

Bilanci është tragjik, deri në mëngjes, 84 viktima, 150 të plagosur, 18 prej të cilëve rëndë për jetën. /albeu.com/











Shtuar më 15/07/2016, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori