Masakra në Florida, postimet e frikshme të 19-vjeçarit në Facebook (FOTO LAJM)

Autori i masakrës në një shkollë të mesme në Florida Nikolas Cruz, 19 vjeç është dërguar në burg pas daljes nga spitali nën masa të rrepta sigurie.

Ai është i akuzuar për 17 akuza për vrasje të paramenduara që mund t'i japin atij dënim të përjetshëm, përcjell albeu.com

Shokët që e njohin thonë se Cruz adhuronte armët dhe pëlqente filmat e dhunshëm, po ashtu një mikeshë e tij kujtoi se ai kishte rrahur të dashurën e tij që dikur kishte në gjimnaz.

Ndërkohë autoritetet kanë thënë se kanë analizuar edhe postimet e tij në mediat sociale.

Dhe disa nga gjërat që kane hasur janë shumë, "shumë shqetësuese".

Daniel Huerfano, një student i cili u largua nga sulmi i së mërkurës, tha se e njohu Cruzin nga një foto në Instagram ku Cruz paraqitej me një armë para fytyrës së tij.

Huerfano kujton Cruzin si një student të trembur dhe kujtoi se e kishte parë atë duke ecur para shkolles.

"Ai ishte ai fëmijë i çuditshëm, si një i vetmuar", shtoi ai. /albeu.com/




















Shtuar më 15/02/2018, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori