Masakra në "Charlie Hebdo", dorëzohet një prej autorëve
Mediat franceze raportojnë se është dorëzuar njëri nga tre të dyshuarit e masakrës në revistën satirike "Charlie Hebdo" ndërsa jane lokalizuar dhe rrethuar dy atentatorët kryesorë. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, është dorëzuar 18-vjeçari Hamyd Mourad.

Policia franceze bën me dije gjithashtu se ka lokalizuar Cherif Kouachi dhe Said Kouachi, dy autorët e sulmit në redaksinë e gazetës satirike. Autorët janë lokalizuar në rajonin Aisne të Francës. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori