I “thërrmuar” i tëri, pamjet që tregojnë gjendjen e qytetit të Mariupol (VIDEO)

Janë shfaqur pamjet që tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili është përballur me peshën kryesore të agresionit rus që nga 24 shkurti.

Skenat vijnë pasi një kolonë autobusësh u dërgua sot në rajon për të evakuuar civilët e bllokuar.

Zona ka qenë një objektiv kyç për forcat e Kremlinit dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Është një zonë kyçe për Rusinë, sepse kapja e qytetit port do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara separatiste pro-ruse të Luhanskut dhe Donetsk.

 


Shtuar 31.03.2022 11:10