Agjensia britanike e Inteligjencës "MI5" ka nisur zyrtarisht hetimin e sulmit të Manchesterit ku kamikazi Salman
Abedi shkaktoi vdekjen e 22 viktimave dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur.
Zyrtarët kanë pranuar se shërbimi i sigurisë do të shqyrtojë se çfarë supozimesh janë bërë rreth 22-vjeçarit përpara sulmit të së hënës së kaluar, dhe se shërbimet ishin
paralajëmëruar për
pikëpamjet e tij
ekstremiste plot pesë herë, shkruan "The Telegraph".
Autoritetet gjithashtu ishin në dijeni se babai i
Abedi ishte i lidhur me grupe të njohura radikale islamike në Libi, ndërsa vetë
Abedi kishte lidhje me disa xhihadistë në Britani. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2017,
ora 08:57