Masakra e Mançesterit mund të parandalohej, MI5 nis hetimet (FOTO LAJM)

Agjensia britanike e Inteligjencës "MI5" ka nisur zyrtarisht hetimin e sulmit të Manchesterit ku kamikazi Salman Abedi shkaktoi vdekjen e 22 viktimave dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur.

Zyrtarët kanë pranuar se shërbimi i sigurisë do të shqyrtojë se çfarë supozimesh janë bërë rreth 22-vjeçarit përpara sulmit të së hënës së kaluar, dhe se shërbimet ishin paralajëmëruar për pikëpamjet e tij ekstremiste plot pesë herë, shkruan "The Telegraph".

Autoritetet gjithashtu ishin në dijeni se babai i Abedi ishte i lidhur me grupe të njohura radikale islamike në Libi, ndërsa vetë Abedi kishte lidhje me disa xhihadistë në Britani. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2017, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori